Një person është arrestuar pasi përplasi disa këmbësorë në qytetin Derby, në Angli, duke lënë të paktën shtatë persona të plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në një rrugë në qendër të qytetit. Të plagosurit morën ndihmën e parë në vendngjarje nga ekipet e emergjencës dhe më pas u transportuan në spitalet Royal Derby Hospital dhe Queen’s Medical Centre në Nottingham.
Policia konfirmoi se automjeti i përfshirë në incident u ndal pak kohë pas ngjarjes, ndërsa drejtuesi i tij, një burrë rreth të 30-ave, u arrestua dhe ndodhet në paraburgim.
Mediat raportojnë se ai akuzohet për tentativë për vrasje, shkaktim të dëmtimeve të rënda përmes drejtimit të rrezikshëm të makinës, dhe shkaktim të dhunës me qëllim.
Top Channel