Deklaroi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5” se nuk fliste prej vitesh me mamanë, Nikol e prerë: Nuk kam asgjë për t’i thënë
Zbulohen detaje të reja nga ajo çfarë prodhoi mbledhja e zgjeruar mes Grupit Parlamentar të PS dhe ministrave të kabinetit qeveritar.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, ka mësuar se nuk ka qenë vetëm Elisa Spiropali ajo që ka ngritur “temperaturën” e kësaj mbledhje duke u përplasur me Erjona Ismailin ministre për Marrëdhëniet me Parlamentit.
Dy burime nga Grupi PS treguan edhe dy episode të tjera ku janë bërë protagonistë dy deputetë të PS dhe vetë kryeministri Edi Rama.
Episodi i parë ka qenë një tërheqja vëmendje ndaj Damian Gjiknurit.
“Damian leje telefonin se më shpërqëndron kur flas”, citohet të ketë thënë Edi Rama.
“Ok, s’ka asnjë problem”, është përgjigjur Gjiknuri, i cili më pas ka futur telefonin më xhep.
Nuk ka qenë vetëm Gjiknuri në atë mbledhje që ka prodhuar shqetësim tek Rama për përdorim telefoni.
“Boll o Ervin i çove mesazhe policëve”, i ka thënë Rama ish-ministrit të brendshëm Ervin Hoxha.
Episodi i dytë në mbledhje lidhet me protestën e banorëve të Rrjolit.
E ndërsa drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Lorena Goxhobelli, ka mbaruar prezantimin në pjesën e diskutime ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.
Ka përcjellë një mesazh kritikues për deputetët socialistë të qarkut Shkodër.
“Nuk mund ti jepni zë disa personave që pretendojnë një pronë që nuk është e tyre. Ne kemi ngritur një grup pune nga ku na rezulton se s’kanë dokumente pronësie por letra të falsifikuara”, citohet te ketë thënë Rama dhe kërkuar distancim të deputetëve të tij nga kjo çështje.
Top Channel