Gruri shqiptarë këtë vit do të kushtojë më tepër, kjo për shkak të kostove të rritura për tokën e bukës.
Franc Kaloshi, në Tërbuf të Divjakës në një sipërfaqe toke prej 250 hektarësh toka ka mbjellë kulturën e misrit, grurit dhe jonxhës. Fermeri 34-vjeçar thotë se tregtarët e plehrave kimike në mënyrë artificiale kanë rritur çmimin e plehrave kimike, dhe si argument për shtrenjtimin e tyre tregtarët përdorin luftën në Lindje të Mesme.
“Plehrat sivjet kanë marrë një rritje shumë të lartë. Dapi që përdoret shumë si pleh bazik për tokën ka qenë dikur tek 70-75 mijë lekë të vjetra për kuintal ose 700-750 mijë lekë të vjetra për ton, sot është 980-1 mln lekë të vjetra për ton. Urea ka qenë 45 mijë lekë ka shkuar 68 -70 mijë lekë të vjetra kuintali. Super fosphati ka qenë 220 mijë toni, mund të ketë shkuar dhe 400 mijë lekë të vjetra toni”, u shpreh fermeri.
Përmbytjet e nëntorit, e më pas thatësira e marsit i morën tokës të gjithë elementët ushqyes.
Kjo tokë e varfër kësaj herë do të prodhojë grurë më të shtrenjtë dhe rendiment me të pakët.
“Kjo bimë kaq e shkurtër sa është rrezikon të kallëzojë. Do të bëjë një kalli shumë të vogël dhe nuk do të mbuloje as kostot e veta. Unë vetëm njëherë i kam hedhur pleh sepse plehu është 680 mije lekë 1 ton ure, dhe unë dua rreth 500 kg për hektarë nga 60 Ha grurë që kam unë dua rreth 300 kuintal ure, që i bie 20 mln lekë, dhe këtu duhen dy duar të cilët unë ia kam referuar t’i hedh pas i bie afërsisht 40 mln lekë më pleh. Më dhimbsen sepse e di që nuk do ia marrë këto para”, u shpreh Franc Kaloshi.
Pas rritjes së çmimit të plehëruesve dhe të naftës, këto kosto do të kenë një tjetër efekt për fermerët si Franci, fabrikat e miellit do të refuzojnë grurin shqiptarë.
“Marr 700 litra për 10 Ha tokë, nuk është turp unë kam 10 traktorë. Deri para një jave e merrja naftën 115 lekë në autostradë, tani jam i detyruar ta blej me 17 lekë litra naftën për traktorë që i bie rreth 70 lekë më tepër për litër në 100 litra janë 70 mije lekë të vjetra, në 1000 litra janë 700 mijë lekë të vjetra. Kjo është d.m.th. me pas frikë me ndez traktorin tënd”, tha fermeri.
Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Bujqësisë ka për detyrë të monitorojë çmimet e plehrave kimike, pasi nëse i referohemi të dhënave nga doganë plehëruesit në 2026, janë blerë më lirë se një vit më parë.
Top Channel