E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

29/03/2026 17:51

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali është dhunuar nga tre persona të paidentifikuar.

Sipas informacioneve paraprake, pronari i një lokali është goditur fizikisht nga tre persona, duke pësuar dëmtime dhe duke përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Siç raporton gazetari i Top Channel Mikel Marsi, ngjarja ka ndodhur në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, çka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm. Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Top Channel