Rrethi Katror/ “Serbia synon daljen në Adriatik mes Shqipërisë”, Rexhaj tregon skenarët e mundshëm nëse shpërbëhet NATO. Cako ‘nxjerr’ sekretet e Vatikanit
Vetëm disa ditë përpara mbledhjes të asamblesë socialiste të Njësisë 5, nga ku Erion Braçe ka shprehur dëshirën për mundësinë e kandidimit për postin e kryebashkiakut të Tiranës në 2027, ka dalë në dritë një detaj i ri.
Përmes një shkrese të datës 24 Mars që Top Channel disponon, Erion Braçe i ka dërguar një shkresë KQZ.
Kërkesa është shumë e thjeshtë në pamje të parë.
Erion Braçe kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij si deputet, duke nisur nga zgjedhja si deputet për herë të parë në qarkun Berat në vitin 1996.
Sikurse rezultatin e PS në rang qarku në 2009 në të gjitha ZAZ Berat;
2013 në Divjakë;
2017 në Divjakë;
2021 në Divjakë;
Rezultatin e tij si deputet në zgjedhjet e 2021.
Erion Braçe kërkon që informacionit t’i vihen në dispozicion në numër votash dhe përqindje për secilin vit.
Mund të thuhet se kjo është hera e parë kur një deputet i drejtohet me një kërkesë të tillë KQZ për të pasur një bilanc të detajuar të votave të marra prej herës së parë kur është zgjedhur deputet.
Mbetet e paqartë pse pikërisht tani kjo kërkesë e Erion Braçes e një formati të tillë.
Mbase senatori socialistëve ka nisur të shkruaj një libër për angazhimin e tij politik por kjo duket e parakohshme për një politikan si ai për të lidhur në gozhdë këpucët e deputetit në shërbim të qytetarëve siç bëri idhulli i tij në gazetari Indro Montanelli.
Top Channel