Tentuan të vidhnin argjendarinë në Pogradec, arrestohen pas disa ditësh arrati dy të rinjtë laçianë Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore, ku tregoi se do të nisin një sërë takimesh në qarqe.
“Ne e nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste”, u shpreh kryesocialisti, teksa shtoi se do të flasin për një sërë problematikash.
“Dhe në mbyllje të shënimeve, dua të nënvizoj se kemi hyrë tanimë në një fazë të re komunikimi më të drejtpërdrejtë dhe natyrisht në të gjithë territorin, ku do të angazhohemi me një cikël takimesh me komunitetet në të gjitha qarqet për të folur për këtë moment të rëndësishëm të vendit, për punët që kanë nisur në këtë mandat të katërt, për punët që do të nisin së shpejti dhe natyrisht për të dëgjuar njerëzit.
Dhe në funksion të organizimit, që si gjithmonë ne e nisim me kohë për atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore.
Në këto takime do të flasim për punët e Shqipërisë, do të flasim për çka po ndërtojmë, do të flasim për çka shohim si pengesa për t’u kapërcyer.
Do të flasim për gjithçka që njerëzit do të duan të ndajnë me ne apo duan të dëgjojnë nga ne. Dhe patjetër do të ndajmë me njerëzit ato që janë sfida tërësisht të përbashkëta, ku natyrisht përgjegjësia kryesore i takon, dhe s’ka sesi të jetë tjetër, qeverisë”, u shpreh Rama.
Top Channel