Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
28/03/2026 16:53
Një plagosje me thikë është regjistruar këtë të shtunë në qytetin e Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës.
Një 33-vjeçar është qëlluar dy herë me mjet prerës. I plagosuri mësohet se ndodhet në ambientet e kirurgjisë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, raporton korrespondenti i Top Channel në Vlorë, Mikel Marsi.
Ndërkohë, policia vijon punën për mbledhjen e provave dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel