Përfshirja e Huthëve në luftën në Iran rrit shqetësimet për krizë të dyfishtë, çfarë rrezikon SHBA dhe Izraeli
Policia franceze ka arritur që të parandalojë një shpërthim me bombë jashtë një banke amerikane në Paris.
Në pranga ka rënë një burrë, i cili sipas mediave franceze, ishte gati duke aktivizuar bombën artizanale pranë institucionit bankar.
Incidenti ndodhi rreth orës 3:30 të mëngjesit, ndërsa policia arriti që ta neutralizonte autorin menjëherë.
Zyra e prokurorit kundër terrorizmit në Francë tha të shtunën se po hetohet për “tentativën e dëmtimit me zjarr ose mjete të tjera të rrezikshme në lidhje me një sipërmarrje terroriste” dhe një “komplot kriminal terrorist”.
Si policia gjyqësore e Parisit ashtu edhe shërbimi i inteligjencës së brendshme të Francës, Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë e Brendshme (DGSI), janë të përfshirë në hetim.
Top Channel