“Karriget nuk janë kurrë qëllimi”, Braçe reagon pas mbledhjes së Grupit të PS: Partia forcohet duke u hapur

28/03/2026 23:50

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë së PS, duke e quajtur këtë takim të qetë dhe të mirë, dhe ku sipas tij u trajtuan shqetësimet e qytetarëve.

Braçe thotë se karriget nuk janë qëllimi, por puna, duke shtuar se PS është shtëpia e tyre dhe se partia forcohet duke u hapur.

PARTIA SOCIALISTE ESHTE SHTEPIA JONE; EDHE E IMJA! PS ESHTE THELBI, ORIGJINA! Sot me Asamblene e PS kemi bere nje mbledhje shume te mire-te qete, duke folur per shqetesime qytetare dhe te vete partise ne kete njesi, sy me sy e me qellim te qarte zgjidhjen e tyre; respekti per mundin e sakrificen e gjithkujt ne kete organizate, eshte jetik per te tashmen e te ardhmen; puna eshte thelbi yne dhe per te folem, secili dhe te gjithe bashke, duke u perqendruar vecanerisht tani ne te-koha iken e nuk kthehet, ndaj vlen shume tani.

FORCIMI I PS DUKE U HAPUR, PRANUAR, PERFSHIRE TE MAJTE QE DUAN TE ZHVILLOHEN E ZHVILLOJNE IDETE E TYRE BASHKE ME PS, ishte nje tjeter qellim i mire per te cilin folem e do flasim edhe me tej! KARRIGET NUK JANE KURRE QELLIM, PUNA E PUNET VLEJNE!”, shkruan deputeti i PS.

Kujtojmë se mbledhja e sotme e grupit parlamentar të PS me ministrat ka prodhuar një përplasje mes Erjona Ismailit ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Elisa Spiropalit, ish ministre e këtij diktasteri dhe ish ministre e Jashtme.

Burime nga kjo mbledhje i treguan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu dinamikën e sherrit ku është përshirë edhe kryeministri Edi Rama.

Kur ministria Ismaili ishte duke folur për strategjinë e komunikimit, Elisa Spiropali ka nisur të qeshë.

Ky gjest i saj është parë nga ministrja Ismaili, e cila i është drejtuar me fjalët, “zonja Spiropali s’ke pse qesh”. Ish-ministrja e Jashtme i është përgjigjur me fjalën “urdhëro?”.

Spiropali mësohet se i ka thënë ministres Ismaili t’i kërkojë falje. Të njëjtat burime tregojnë se Rama i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “nuk ndërhyn dot tek sa po flet Erjona”.

Përplasja mes ministres dhe ish-ministres nuk ka mbaruar me kaq, pasi Spiropali ka këmbëngulur në kërkimin ndjesë nga Ismaili. Burimet thanë se në këtë moment ka ndërhyrë sërish kryeministri Rama, i cili i është drejtuar Spiropalit me fjalët: “mos më provoko të të nxjerr përjashtë”.

Situatën në fund e ka qetësuar Erion Braçe i ulur pranë Spiropalit.

Top Channel