Ekspozita në Prishtinë për masakrat në luftën e Kosovës, reagon Prokuroria Speciale: Materiali do i nënshtrohet një vlerësimi të detajuar nëse…

28/03/2026 16:45

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar zyrtarisht lidhur me polemikat e krijuara nga ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, duke bërë të ditur se po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe informacionet e publikuara në lidhje me të.

Në një njoftim për publikun, institucioni thekson se rasti është duke u shqyrtuar nga Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës, në përputhje me kompetencat ligjore dhe mandatin e Prokurorit të Shtetit.

Sipas Prokurorisë, materiali i paraqitur në këtë ekspozitë do t’i nënshtrohet një vlerësimi të detajuar për të përcaktuar nëse përmbajtja e tij mund të përbëjë elemente të përgjegjësisë penale.

Reagimi vjen pas debatit të gjerë publik dhe kritikave të shumta ndaj ekspozitës, e cila ishte vendosur në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë dhe që tashmë është tërhequr. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi hapat e mëtejshëm, por theksojnë se çdo veprim do të ndërmerret në përputhje me ligjin.

Top Channel