26-vjeçarja gjendet e vdekur në dhomën e hotelit në Itali, dyshohet për mbidozë lëndësh narkotike

28/03/2026 16:29

Një 26-vjeçare është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Civitanova Marche, në provincën e Maceratës.

Mediat italiane raportojnë se nga hetimet e para, në trupin e të resë saj nuk janë gjetur shenja dhune ndërsa dyshohet se shkak është bërë një mbidozë lënde narkotike.

Mjeku ligjor, së bashku me anëtarët e Policisë së Parandalimit të Krimit dhe Policisë Ligjore, mbërritën në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të resë italiane.

Hetimi vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

 

Top Channel