Tragjedi në Gjermani/ Kamioni del nga rruga, përplas për vdekje 29-vjeçaren shqiptare dhe djalin e saj 3-vjeçar
Pas ekstradimit nga Maroku dy vite më parë Ruben Saraiva i akuzuar për vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin në Prill 2023 do të mësojë sot masën e dënimit.
Do të jetë gjyqtari Lirim Bullica ai i cili në ora 14:00 do të lexojë masën e dënimit.
Dy javë më parë gjatë dhënies së pretencës prokurori Arben Nika kërkoi burg përjetë për 31 vjeçarin Ruben Saraiva lindur në Portugali me rezidencë në Londër.
Por vendimi final do të jepet këtë të Mërkurë nga një treshe gjyqtarësh kryesuar prej gjyqtarit Arben Bulica.
Në seancën e shkuar Ruben Saraiva i është drejtuar me një fjalë gjykatës siguruar nga gazetari Top Channel, Muhamed Veliu.
Saraiva nuk ka folur për provat e prokurorisë që e lidhin me vrasjen po për kushtet në paraburgimin 302 në Tiranë.
Ruben Saraiva i ka thënë gjykatës:
“I nderuar trup gjykues,
Unë jam akuzuar për një krim të rëndë dhe jam igatshëm të përballet me drejtësinë shqiptare. Por drejtësia e vërtetë kërkon që çdo i akuzuar, pavarësishtnga natyra e akuzave ndaj tij, të trajtohet sipas ligjitdhe me respektimin e plotë të dinjitetit njerëzor.
Mbi dy vjet izolim total, pa zë, pa gjuhë, pa kontakt me familjen, pa kontakt me vendin tim — kjo nuk ështësiguri. Kjo është vuajtje e heshtur që ligji e ndalonshprehimisht.
Ju kërkoj të dëgjoni jo vetëm faktet e çështjes, por edhezërin e një njeriu që ka jetuar në heshtje të plotë përmbi dy vjet brenda mureve të këtij shteti.
Që nga dita e parë e vendosjes sime në paraburgim, autoritetet e institucionit kanë zbatuar ndaj meje njëprotokoll të veçantë i cili ka nënkuptuar:
Izolim të plotë nga çdo i paraburgosur tjetër, pa asnjëkontakt human
Ndalim të ajërimit të përbashkët me persona të tjerë
Ndalim të pjesëmarrjes në çdo aktivitet të përbashkëtbrenda institucionit
Mungesë të plotë të përkthyesit gjatë gjithë periudhëssë paraburgimit
Ndalim të çdo kontakti me botën e jashtme, duke përfshirë familjen time dhe konsullatën e Portugalisë.
Unë nuk flas shqip. Gjatë gjithë kësaj periudhe, mungesa e plotë e përkthyesit ka nënkuptuar që:
Nuk kam kuptuar akuzat e ngritura kundër meje nëgjuhën shqipe
Nuk kam qenë në gjendje të komunikoj lirisht me avokatin tim mbrojtës
Nuk kam ndjekë dot ecurinë procedurale të çështjessime
Nuk kam mundur të kontribuoj në mbrojtjen time nëmënyrën që ligji ma garanton
Kjo nuk është ankesë e thjeshtë për kushte jetese. Kjo është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtës sime përgjykim të drejtë”.
Portugezi Saraiva erdhi në Shqipëti më 14 Shkurt 2023 një muaj përpara se të ekzekutonte Ardian Nikulajn dhe u larguan mbrëmjen e asaj dite drejt Greqisë.
Disa ditë përpara vrasjes erdhën si grup vëzhgini edhe britanikët Thomas MITHAN, Harriet BRIDGEMAN, Harry SIMPSON ndërsa prokororia Lezhë akuzon Edmond Haxhinë si organizator të vrasjes.
Që të gjithe britanikët u arrestuan në Angli dy javë pas vrasjes bashkë me Edmond Haxhinë.
Gjykata londineze lejoi ekstradimin e tyre në Gusht 2024 por ata janë pritje të vendimit te Gjykatës të Apelit.
Top Channel