Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
Procedohen penalisht 2 shtetas që ushtronin veprimtari tregtare në informalitet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve/shtetasve që zhvillojnë aktivitet në informalitet dhe shmangin detyrimet tatimore, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti në Tiranë, që shiste elektroshtëpiake, pasi shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili po transportonte me automjet, pajisje elektroshtëpiake të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, për llogari të subjektit që administronte shtetasi S. M. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. M. ishte punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë subjekt. Automjeti dhe pajisjet elektroshtëpiake u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-R. E., 20 vjeç, banues në Kukës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Milot–Thumanë”, duke transportuar me automjet, veshje dhe artikuj të ndryshëm, të dyshuara të kontrabanduara. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i shiste mallrat, online. Automjeti dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Fierzë, Fushë Arrëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Kurbin/Dje pasdite, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, Kurbin, kallëzoi se rreth orës 15:15, në afërsi të kryqëzimit të Patokut, e kishin dhunuar fizikisht disa shtetas që nuk i njeh. 55-vjeçari po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel