Turizmi në Gjirokastër me probleme/ Zhurma, mungesa sinjalistike dhe stafi i patrajnuar shqetësim për sezonin turistik

25/03/2026 12:33

Ndotja akustike, mungesa e trajnimit të stafit dhe ciceronëve, sinjalistika e pamjaftueshme, parkimet e gabuara si dhe zënia e hapësirave publike nga baret dhe restorantet janë disa nga problematikat kryesore të evidentuara në këtë fillim sezoni turistik në Gjirokastër.

Këto çështje janë diskutuar në një takim mes operatorëve turistikë dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, ku në fokus ka qenë përmirësimi i shërbimeve dhe menaxhimi më i mirë i fluksit të vizitorëve.

Në përgjigje të këtyre shqetësimeve, Prefektura e Gjirokastrës ka hartuar një plan veprimi në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Ky plan synon rritjen e kontrolleve në terren, disiplinimin e aktiviteteve të subjekteve private, përmirësimin e sinjalistikës rrugore dhe turistike, si dhe organizimin e trajnimeve për stafin që është në kontakt të drejtpërdrejtë me turistët.

Autoritetet theksojnë se zbatimi i këtij plani do të ndikojë në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në krijimin e kushteve më të mira për vizitorët, duke synuar një sezon turistik më të organizuar dhe më të suksesshëm për qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB