“S’ka drejtësi pa zbulimin e porositësit”/ Familja e Ardian Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të vrasjes dhe ekstradimet nga Anglia Shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria po zgjedhin të furnizohen me naftë në Maqedoninë e Veriut, duke kaluar përmes pikës kufitare të Qafëthanës.
Arsyeja është çmimi më i ulët pasi diferenca me Shqipërinë arrin deri në 60 lekë për litër, duke bërë që kjo të jetë një zgjidhje më e leverdishme.
Drejtuesit e automjeteve shkojnë në qytete si Struga dhe zonat përreth, ku furnizohen dhe kthehen në vend. Ky fenomen tregon interesin e qytetarëve për të kursyer para në karburant. Ata që kanë zgjedhur këtë mënyrë janë kryesisht banorët e zonave kufitare apo qyteteve që gjenden në afërsi të pikave të kalimit kufitar si Pogradrci, Korça dhe Përrenjasi apo Librazhdi.
Ndryshimet e çmimeve ndërmjet dy vendeve po ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjet e qytetarëve, duke krijuar një trend të dukshëm të furnizimit jashtë vendit.
Top Channel