Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Turqia dhe Pakistani mund të mirëpresin zhvillimin e bisedimeve SHBA-Iran

25/03/2026 14:23

Pakistani ka përcjellë një propozim të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Iran, ndërsa Turqia ose edhe vetë Pakistani mund të shërbejnë si vende për zhvillimin e bisedimeve me qëllim uljen e tensioneve në Gjirin Persik, ka deklaruar një zyrtar i lartë iranian.

Sipas Reuters, komentet përbëjnë një nga sinjalet e rralla se Teherani mund të jetë i hapur për shqyrtimin e propozimeve diplomatike. Kjo ndodh pavarësisht qëndrimit publik se nuk po zhvillohen bisedime dhe se nuk do të ketë marrëveshje me administratën e presidentit Donald Trump.

Burimi iranian nuk dha detaje mbi përmbajtjen e propozimit të përcjellë nga Pakistani, as nëse ai përkon me planin amerikan prej 15 pikash. Sipas tij, Turqia ka “ndihmuar gjithashtu në përfundimin e luftës” dhe bashkë me Pakistanin po shqyrtohet si një vend i mundshëm për zhvillimin e bisedimeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB