Këngë patriotike dhe shqiponja dykrenare me duar, publikohet video e 4 shqiptarëve që u arrestuan në Serbi për përdorimin e simboleve kuqezi
Ditën e shtunë, 28 mars, kryeministri Edi Rama do të ketë një mbledhje të zgjeruar me grupin dhe qeverinë në Pallatin e Kongreseve.
Sipas agjendës që Top News disponon, në mbledhje do flasë drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, kryetari i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku, dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Erjona Ismaili.
Po ashtu për strategjinë e komunikimit do të raportojnë Anjeza Maja dhe Jonida Shehu. Punimet mbyllen me fjalën e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të grupit, Taulant Balla.
Nuk dihet nëse në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe mungesa e Elisa Spiropalit gjatë votimit në Kuvend për Belinda Ballukun, pas debatit në distancë një ditë më parë mes saj dhe kreut të grupit të PS Taulant Ballës.
Gjatë një konference me gazetarët ditën e djeshme, i pyetur nëse do të marrë një vendim lidhur me mungesën e Spiropalit, Balla tha se këtë do ta bëjë pasi të konsultohet me grupi parlamentar.
Pas kësaj deklarate, në distancë iu përgjigj ish-ministrja e cila i tha se nëse çështja ka nevojë për konsultim, atëherë duhet ta mbledhë sa më parë grupin, duke shtuar se vendimi duhet të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kanë përballë publikut.
Top Channel