Pesë raste dhune, përndjekjeje dhe kërcënimesh ndaj vajzave në kryeqytet/ Tre prej tyre për partneret, ngjarje edhe brenda familjes

25/03/2026 11:19

Pesë raste dhune ndaj vajzave janë raportuar në kryeqytet gjatë orëve të fundit.

Kryesisht raste dhune dhe përndjekje kanë ndodhur nga persona të ndryshëm, ndaj partnereve të tyre. Rastet nuk kanë munguar as brenda familjes.

Materialet u referuan në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit:

-L. T., pasi dyshohet se ka kanosur motrën e tij përmes celularit;

-M. V., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.
Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rasteve.

-arrestuan shtetasin D. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. S., pasi dyshohet se ka përndjekur ish-të dashurën.

-arrestuan shtetasin Gj. C., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB