Rama mbledh qeverinë dhe grupin e PS të shtunën, zbardhet agjenda. A do të diskutohet mungesa e Elisa Spiropalit në votimin për Belinda Ballukun?
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar një video ku përballen dy qëndrime të kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Bardhi ka publikuar një deklaratë të Ramës në mars 2025, pak ku kreu i qeverisë shprehet se shqiptarët do të përfitonin të drejta të plota si anëtarë të BE-së dhe të drejtën për të votuar dhe për t’u përfaqësuar në Parlamentin Europian.
“Me pasaportën e BE-së, çdo shqiptar dhe shqiptare do të fitojë të drejtën të votojë, edhe për Parlamentin Europian, gjithashtu. Ndërkohë që edhe Shqipëria do të jetë pjesë e zgjedhjeve europiane”, deklaron Rama.
Më tej ai ka publikuar një tjetër video të Ramës pak ditë më parë ku shprehet: Pse duhet ne patjetër që në momentin e parë, të kemi edhe deputetët tanë në Parlamentin Europian? Apo se i mungojnë Parlamentit Europian druvarët, që duhet t’ia çojmë ne me shpejtësi?!”, u shpreh Rama pak ditë më parë në një konferencë për gazetarët, duke shpjeguar qëndrimin e tij të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për heqjen dorë tani nga të drejtat e plota si vend anëtar.
Sipas Bardhit, ky ndryshim i qëndrimit, tregon se kryeministri ka mashtruar shqiptarët para zgjedhjeve.
“Nga seria “Noc Rroku”, varianti (anti)europian! Kur një kryeministër si Edi Rama përdor pushtetin për të vjedhur qytetarët e vet, ai nuk mban dot asnjë premtim. As atë më të madhin e jetës së tij politike: Shqipëria anëtare e BE-së brenda vitit 2030.
Para zgjedhjeve premtoi pasaportë europiane, të drejta politike dhe votë në Parlamentin Europian, ndërsa sot u tregon shqiptarëve “Noc Rrokun”. Sepse prioriteti i tij nuk është lufta kundër korrupsionit, por mbrojtja me votë e tij. Nuk është pavarësia e drejtësisë, por kontrolli i sistemit. Nuk është mirëqenia e shqiptarëve, por mbajtja e pushtetit me çdo kusht”, shkruan Bardhi.
Top Channel