Gjykata e Lezhës jep vendimin, burg përjetë për autorin e vrasjes së Nikulajt Vëllai i Dashurie Rrapajt, e cila u vra nga bashkëshorti një ditë më parë, ka treguar se 80-vjeçari, i cili po ashtu i dha fund jetës pas krimit, ishte dhunues.
Ai ka treguar se Shefit Rrapaj, autori i krimit, ishte njeri i dhunshëm, teksa vetëm 10 ditë më parë denoncoi në polici motrën e tij të ndjerë dhe nipin.
“50 vjet motra jonë gjithmonë për atë ka qenë mbulesë, 50 vite. Për shembull kishte hije prindi të rëndë, jo një baba. Të vijë fëmija ta përqafojë, të vijë gruaja hidhja dorën në qafë, u lodhe. Gjendja e fëmijëve është skandal, për babain se u vrau nënën. Je prind, mos o Zot të ndodhi. Para 10 ditësh i denoncoi në polici. Erdhi policia këtu, merr motrën dhe nipin.
Më merr nipi në telefon nga Greqia, më thotë shko daja se ka marrë policia mamin dhe Arturin. Krimineli, ka qenë problematik. Ka qenë një burrë i dhunshëm. Para 10 vitesh ka tentuar të vrasë veten. Ne e kemi marrë motrën tonë, do ta varrosim aty ku kemi nënën dhe babanë, të jetë në mes të luleve. Nuk më interesojnë fare familjarët e tij, e kam dhënë me shkrim, ta varrosin në gropën më të thellë si qen”, u shpreh ai.
Top Channel