Kategoria Superiore/Përcaktohet kalendari i javëve të fundit të sezonit të rregullt 25/03 14:51
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka komentuar replikat e Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit në lidhje me mungesën e deputetes në votimin për Belinda Ballukun.
Berisha tha se Elisa Spiropali kërkon debat të hapur në “shpellën e mafies”, duke iu referuar deklaratës së Spiropalit e cila iu drejtua Ballës duke i thënë se nëse duhet konsultim për të marrë vendim për mungesën e saj, atëherë le të mbledhë sa më parë grupin e PS.
“Elisa kërkon qira në hell. Kërkon në shpellën e mafies debat të hapur. Pra kjo është shprehja më e butë që mund të përdorja për kërkesat e Elisës. Kërkon debat të hapur dhe ia kërkon Taos”, ka deklaruar Sali Berisha.
Top Channel