Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve
Deri më 31 mars është në fuqi masa e përkohshme për pezullimin e dekretit të Presidentes së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit të ri.
Kur ka mbetur më pak se një javë kohë, njohësit presin që Gjykata Kushtetuese t’i japë kohë deputetëve edhe gjashtëdhjetë ditë të tjera për zgjedhjen e presidentit.
“Kur gjykata Kushtetuese do të sjell një vendim që dekreti është jokushtetues do të kemi edhe 60 ditë të tjera në mënyrë që të mbërrijmë një marrëveshje politike, ose partitë politike të mbërrijnë një marrëveshje politike për të gjetur një president konsensual”, u shpreh hulumtuesi Naim Jakaj.
Përgjatë kësaj kohe, vendi po rrezikon të humb miliona nga marrëveshjet ndërkombëtare. Krahas kësaj, po ashtu Kosova del si vend joserioz edhe në përmbushjen e detyrimeve nga marrëveshja për Bordin e Paqes.
“Ne nuk rrezikojmë por nuk tregohemi joserioz karshi obligimeve të cilat i kemi marrë. Meqë është nga ana e Presidentes me nënshkrimin e saj në këtë organ të rëndësishëm”, tha ai.
Përveç që Kosova humbi mundësinë gjatë 2025 për të qenë pjesë e rendit të ditës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, një gjë të tillë rrezikon edhe tani nëse vendi shkon në zgjedhje.
“Nuk mundet që pas 31 marsit nëse shpallet dekreti kushtetues, nuk ka shanse që një qeveri jolegjitimi ta dërgojë një draft të tillë në Gjykatën Kushtetuese, pastaj do të refuzohej kjo kërkesë dhe pastaj nuk do të mund të jemi pjesë e rendit të ditës”, tha Jakaj.
Njohësit thonë që barra për zgjedhjen e presidentit i takon partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila konsiderohet se duhet të dialogojë me partitë e tjera për zgjedhjen e presidenti konsensual.
Top Channel