Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në aksin Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Dajçit.

Sipas informacionit paraprak, një automjet është përplasur me një motoçikletë, raporton korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB