Lotaria Amerikane bëhet edhe më e vështirë, DASH publikon ndryshimet e rregullave për aplikantët, kushtet që duhet të plotësojnë Trupi i 80-vjeçarit, i cili një ditë më parë vrau me pushkë gruan dhe më pas qëlloi veten, ndodhet ende në morg.
Varrimi i dy viktimave do të bëhet i ndarë. Dashuri Rrapaj do të përcillet për në banesën e fundit në Allambreas të Beratit, ku është bijë, në orën 13:00, ndërkohë që Shefit Rrapaj ndodhet ende në morgun e Fierit dhe trupi i tij ende nuk po tërhiqet nga familjarët.
Të 9-të fëmijët e çiftit ndodhen në banesën ku ndodhi krimi i dyfishtë dhe në një situatë tepër të rënduar emocionale do të përcjellin për në banesën e fundit prindërit e tyre.
Familja Rrapaj në Kuman të Roskovecit ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë të ndodhur mesditën e djeshme ku 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka vrarë me armë zjarri pushkë bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj 75 vjeçe, e më pas ka vrarë veten.
Top Channel