Video/ Aksidenti tragjik në aeroportin e Nju Jorkut, momenti kur avioni përplaset me zjarrfikësen gjatë uljes

23/03/2026 20:52

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon momentet dramatike para aksidentit fatal në pistën e aeroportit LaGuardia në Nju Jork, ku një avion i Air Canada përplasi një automjet zjarrfikës.

Në pamjet, avioni i linjës Air Canada, që vinte nga Montreal, shihet duke lëvizur në pistë ndërsa një zjarrfikëse me drita emergjence kalon përpara tij. Më pas, pjesa e përparme e avionit godet automjetin.

Si pasojë e përplasjes, të dy pilotët humbën jetën. Njëri prej tyre është identifikuar si Antoine Forest.

Nga aksidenti u lënduan dhjetëra pasagjerë dhe dy persona që ndodheshin brenda zjarrfikëses. 41 persona, përfshirë pasagjerët dhe ekuipazhin, u transportuan në spitalet lokale.

Aeroporti i LaGuardia u mbyll pas aksidentit, ndërsa autoritetet e emergjencës punuan për të pastruar pjesët e avionit dhe automjetit të dëmtuar. Aeroporti rifilloi punën më 2 pasdite të hënën, por me kapacitet të reduktuar, dhe autoritetet paralajmërojnë udhëtarët për vonesa dhe anulime të mundshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB