LIVE/ Dështojnë negociatat SHBA- Iran, reagon Trump: Do bllokojmë Hormuzin. Ushtria izraelite urdhër mobilizimi për t’u rikthyer në luftë
Ushtria izraelite njoftoi se po kryente sulme ndaj objektivave të regjimit iranian në “zemër të Teheranit”, vetëm pak momente pasi presidenti i SHBA, Donald Trump, pretendoi se SHBA dhe Iran kishin zhvilluar “biseda produktive” me qëllim t’i jepnin fund luftës.
Sipas raportimeve, disa zona në kryeqytetin iranian janë shënjestruar në valën e fundit të sulmeve. Ndërkohë, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane raportoi se po kërkonte nën rrënojat e një ndërtese banimi në Teheran për të gjetur një fëmijë.
Nga ana e tij, Irani ka mohuar çdo dialog me Uashingtonin, sipas mediave të lidhura me shtetin iranian që cituan ministrinë e jashtme.
Trump gjithashtu njoftoi se SHBA do të pezullojnë përkohësisht sulmet ushtarake kundër centraleve energjetike iraniane për pesë ditë, duke u bazuar në përparimin e bisedimeve.
Top Channel