Përshkallëzimi i protestës së opozitës, lëndohen nga molotovët katër efektivët e policisë, dërgohen në spital

22/03/2026 20:32

Katër efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar si pasojë e hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës.

Dy efektivë të Forcës së Posaçme “Shqiponja” janë dëmtuar si pasojë e hedhjes së bombave molotov nga protestuesit në drejtim të punonjësve të Policisë.

Aktualisht, të dy efektivët po transportohen drejt Spitalit Ushtarak, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Spitali i Traumës: 3 efektivë të Policisë së Shtetit janë paraqitur me lëndime e po ttajtohen.

QSUT: një efektiv i Policisë Rrugore është paraqitur e po trajtohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB