Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin, ditëlindjen e të Imam Aliut. Kjo është një ndër datat më të rëndësishme të bektashizmit, e njohur në të gjithë botën dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.
Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë ishin mbledhur besimtarë të të gjitha moshave, ndërsa mesazhi i kryegjyshit Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj ishte për më shumë paqe dhe më shumë lumturi.
Fjala “Nevruz“ do të thotë “Dita e re” dhe për besimtarët është dita ku gjithçka rigjallërohet, lind shpresa dhe ringjallja për njerëzimin. Sot u festua në disa qytete të Shqipërisë. Mallakastra, djep i bektashizmit shqiptar, mirëpriti qindra besimtarë në Teqenë e Baba Selmanit. Po ashtu edhe besimtarët bektashinj në Gjirokastër kremtuan ditën e shenjtë të Sulltan Nevruzit në Teqenë e Zallit.
Presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët bektashi për ditën e Sulltan Novruzit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj ka shkruar se kjo ditë është e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes.
Një urim erdhi edhe nga kryeministri Edi Rama. Ai ka publikuar në rrjetet sociale disa pamje nga teqeja e Helvetive, në Berat, teksa shkruan se ajo është ndër më të bukurat në Ballkan, ku qetësia dhe harmonia janë besim”.
Top Channel