Dyfishohet çmimi i pesticideve, ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë në krahasim me një vit më parë

22/03/2026 12:38

Dyfishimi i çmimeve të pesticideve dhe plehrave kimike po i vendos në vështirësi të mëdha fermerët e ullishtave në Fier.

Në këtë periudhë të krasitjes dhe plehërimit të ullinjve, fermerët thonë se kostot janë rritur ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Për më tepër, fermerët shprehen se për shkak të lagështirës së madhe këtë vit, ullinjtë kanë nevojë të spërkaten dy deri në tre herë për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe dëmtuesit.

Një tjetër problem i madh është edhe mungesa e fuqisë punëtore. Për këtë arsye, shumë prej tyre në zonën e Varibopit kanë nisur të braktisin ullishtat, duke i lënë pa krasitur, pa plehëruar dhe madje edhe pa vjelë.

Banorët e kësaj zone theksojnë se ekonomia e familjeve të tyre mbështetet kryesisht te kultivimi i ullirit. Sipas tyre, nëse kjo kulturë dështon, shumë familje rrezikojnë të përballen me vështirësi serioze ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB