Berisha del nga selia blu, bashkë me tubuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, mbajnë flamujt e BE

22/03/2026 18:39

Pas një takimi rreth 40 minutash në selinë blu, kryedemorkati Sali Berisha ka nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

I shoqëruar nga deputetë demokratë dhe mbështetës, Berisha po ecën në këmbë drejt Kryeministrisë, ndërsa ende nuk dihet hapi i radhës. Protestuesit mbajnë në duar flamujt e vendeve të BE.

Këtë protestë nuk priten fjalime, por “reagime” sipas PD-së.

Nuk dihet nëse do të jetë i njëjtë skenari me hedhje molotovës dhe lëndësh piroteknike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB