Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e vëllait të Aleksandër Lahos
21/03/2026 11:16
Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Vullnet Muça dhe Vlash Brahja, të dyshuar për tjetërsim pronash zonën e Gjirit të Lalëzit.
Vullnet Muça është vëllai i Aleksandër Lahos i shpallur në kërkim për këtë çështje, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.
Emri i Lahos është bërë publik duke qenë se në atentatin e ndodhur në 1 nëntor të 2019 ai ishte në makine me ish-prokurorin Arjan Ndoj.
Top Channel