E plotë/ PS forcon Tiranën në prag të zgjedhjeve lokale, ndryshon drejtuesit politik të qarqeve. Ikin Sako, Beci e Shalsi, vijnë Balla e ministrat e rinj
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bashkëbiseduar me qytetarët online, teksa u ndal tek rritja e çmimit të karburanteve.
Një qytetare e ka pyetur kreun e demokratëve nëse kanë propozuar ndonjë draft për uljen e çmimit të naftës.
Kryedemokrati u përgjigj se do të kërkojnë të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni.
“Kemi përgatitur draftin me të cilin ne kërkojmë menjëherë përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës.
Pra ligji ynë propozon përgjysmimin e taksës së qarkullimit dhe lëvizjen e akcizës. Ne do të kërkojmë dhe të vendoset sistemi fiskal që ekziston në Kosovë dhe Maqedoni, vende në të cilat nafta rritet, kur rritet në tregun botëror, por kjo rritje përsëri bën që në këto vende përsëri çmimi të jetë 70% më i ulët në Shqipëri”, tha Berisha.
Top Channel