PD-ja protestë kombëtare, Berisha zbulon skenarin: Deputetët do t’i bashkohen protestuesve, të bllokojmë rrugët me makina

21/03/2026 13:45

Sali Berisha, ka zbuluar se si pritet të veprohet ditën e nesërme në protestën kombëtare që do të nisë në orën 18:00.

Kryedemokrati, gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se deputetët nuk do të qëndrojnë në vijën e parë të demonstratës.

Deputetët janë udhëzuar të shpërndahen pranë protestuesve të zonave të tyre, teksa vijoi të fliste edhe për rritjen e çmimeve të karburanteve, ai shtoi se duhet të bllokojnë rrugët.

“Deputetët kanë porosi të mos rrinë të parët, por të shkojnë pranë protestuesve të zonave të tyre. Kjo edhe mund të ndryshojë. Ishte taktikë dhe qëndrim i yni.

Absolute, ky është cinizëm i ulët, do të thotë se çmimi do të shkojë 2200 lekë. Se kur çmimi i naftës shkon 2200, përfitimi i tij nga ky çmim rritet me 40 përqind dhe tani zotohet se do nxjerr sytë dhe do vë vetullat. Është e turpshme, është cinike. Ky është një motiv për çdo qytetar të nxjerrim makinat, të bllokojmë rrugët, të mos lëmë një kryehajdut të sillet në këtë këtë mënyrë.

A e keni marrë vesh, ka një gjë shumë të rëndësishme, për herë të parë në historinë e pluralizmit këtë vit, ekonomia nuk është kontribuuesi kryesor në prodhimin bruto të vendit. Jo. Janë taksat dhe rrogëtarët e shtetit. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se janë rritur kaq shumë taksat, saqë të ardhurat vijnë prej tyre.

Është një rreth vicioz shumë negativ për ekonominë, që e frenon ekonominë, dhe tani t’u premtosh shqiptarëve se kur të arrijë në 2200 nafta, atëherë do ul akcizën, është tallje cinike dhe do të thotë edhe njëherë që të nxjerrësh sytë dhe t’i çosh vetullat. Prandaj qytetarët shqiptarë të dalin, ta rrëzojmë, e kemi në dorë, u shpreh Berisha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB