Përfshihet nga flakët gjatë natës një bujtinë në një fshat të Librazhdit, shkaktohen dëme të mëdha materiale 11/04 08:26
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të mbledhë të dielën drejtuesit e qarqeve në Selinë e Partisë Socialiste.
Kjo mbledhje vjen një ditë pas Asamblesë Kombëtare të PS që u mbajt në Durrës.
Gati një vit nga zgjedhjet e ardhshme, kryetari i PS-së, Edi Rama ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtuesit politikë në qarqe.
Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, është emëruar drejtues politik i Tiranës, së bashku me Ogerta Manastirliun dhe Damian Gjiknurin.
Top Channel