“Nuk e dimë sa do të zgjasë kjo situatë”/ Ndikimi ekonomik i rritjes së çmimit të naftës, Rama: Në vëmendje janë pensionistët, ata e ndjejnë më shumë

21/03/2026 12:20

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Partisë Socialiste për ndikimin ekonomik si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

Ai u shpreh se në këtë situatë pensionistët konsiderohen më të rëndësishëm në përballimin e kësaj situate.

“Jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe deficit jo vetëm nën kontroll, por goxha të ulët, që na mundëson që në momente të tilla të kemi hapësirë në dispozicion. Ndërkohë për të adresuar edhe një herë çdo diskutim legjitim dhe propozim që vjen nga rrugë të ndryshme, ne këtu në këtë fazë që nuk e di askush sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët. Nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata së pari. Këtë duhet ta dinë të gjithë.

Nëse çmimet impaktohen pensionistët e vuajnë më shumë se të tjerët. Në anën tjetër kemi deklaruar më parë, tani jemi në një fazë të formëzuar të krijimit të një entitet shtetëror që do të ndërhyjë në tregun e naftës. Do të krijohet së shpejti, po punohet për këtë, për të marrë përsipër garantimin e rezervës shtetërore deri tek monitorimi i tregut, e patjetër edhe monitoritmin e furnizimit. Jemi në fund të një procesi që do materializuar në dy muajt në vijim… kontrabanda e naftës vijon të jetë prezente në sektore.

Njëri është produkti i Alb Tris për një ngjyrim të një niveli tjetër të naftës dhe tjetri është një tjetër produkt për ndjekjen në kohë reale të të gjithë qarkullimit të naftës transit. Këto janë dy pika që kemi dobësi përballë fenomeneve që thash më parë. Jemi besimplotë që plani i ri, do të na japë në fund të këtij viti një pasqyrë kuptimplotë të rritjes së të ardhurave për pensionistëve, pagat, por edhe patjetër të një balancimi të çmimit, por duke pasur parasysh çmimin jashtë krizës”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB