Asambleja e Partisë Socialiste, ja ndryshimet e Ramës në qarqe/ Balluku drejtuese politike në Fier, Klosi në Durrës, Balla dhe Manastirliu në Tiranë
Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë, për të nisur procesin e zgjedhjeve brenda partisë.
Socialistët kanë vendosur të ndryshojnë disa nga drejtuesit politikë në qarqe, ku vëmendje e madhe i është dhënë Tiranës. Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri dhe Eduard Shalsi kanë lënë drejtimin në rrethe dhe do të vijnë në Tiranë.
Në fjalën e tij para anëtarëve të asamblesë, kryetari i PS-së, Edi Rama foli për rritjen e çmimit të naftës si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme apo edhe kritikëve në Bruksel dhe Berlin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Përditësimet:
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë një referendum për numrin e deputetëve.
Kryeministri Edi Ram deklaroi se negociata me Bashkimin Europian do të mbyllet brenda mandatit të katërt të Partisë Socialiste. “Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal në këtë proces”, theksoi ai, ndërsa shtoi se qindra njerëz punojnë çdo ditë për kapitujt me BE-në.
Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen e kësaj të shtunë, pritet të sjellë edhe disa ndryshime në qarqe nga kryeministri Edi Rama.
“Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë”, u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare në Durrës, që ka nisur prej orës 10:00 në Durrës.
Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e PS-së për ndikimin ekonomik si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.
Top Channel