Gjermania lehtëson eksportin e armëve për Gjirin Persik dhe Ukrainën
Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në javën e katërt, administrata e Donald Trump ka ndërmarrë një hap të papritur duke lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Iranit, në përpjekje për të stabilizuar tregjet globale të energjisë.
Situata në terren mbetet e tensionuar. Trump deklaroi se SHBA po shqyrton “pakësimin” e angazhimit ushtarak në rajon, por burime iraniane thonë se nuk ka asnjë ulje të aktivitetit. Ndërkohë, mijëra trupa amerikane janë në lëvizje drejt Lindjes së Mesme.
Në zhvillimet rajonale, Bahreini është bërë vendi i parë i rajonit që shpreh gatishmëri për të kontribuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, duke iu bashkuar aleatëve perëndimorë.
Në frontin ushtarak, Irani lëshoi raketa balistike drejt bazës së përbashkët SHBA-Britani në Diego Garcia, por pa arritur të godasë objektivin.
Ndërkohë, tensionet janë rritur edhe në vendet e Gjirit. Emiratet e Bashkuara Arabe janë paralajmëruar nga Teherani për sulme të mundshme ndaj qytetit portual Ras al-Khaimah, ndërsa Kuvajti dhe Arabia Saudite raportojnë se kanë ndërprerë sulme me raketa dhe dronë gjatë natës.
Përditësimet LIVE:
09:04 Më shumë se një rrugë, Ngushtica e Hormuzit ushqen 100 milionë njerëz
Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, po kthehet në një pikë kritike jo vetëm për energjinë, por edhe për furnizimin me ushqim të mbi 100 milionë njerëzve.
Irani ka lëshuar dy raketa balistike me rreze të mesme drejt bazës ushtarake të përbashkët SHBA-Britani në Diego Garcia, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon.
08:29 Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, Koreja e Jugut hyn në koalicionin ndërkombëtar
Koreja e Jugut i është bashkuar deklaratës së përbashkët ndërkombëtare për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, duke u bërë nënshkruesja më e fundit e kësaj nisme.
Administrata e Donald Trump po shqyrton dhe zbaton masa për të lehtësuar përkohësisht disa sanksione ndaj naftës iraniane, si përgjigje ndaj një krize të thelluar energjetike globale.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) bëjnë me dije se Izraeli i është përgjigjur disa sulmeve gjatë orëve të fundit, të cilat i atribuon Iranit.
07:31 Izraeli sulmon Teheranin gjatë natës, IDF: Goditëm objektivat e regjimit iranian
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se kanë nisur sulme të reja ndaj objektivave në Teheran, duke i cilësuar ato si pjesë e “regjimit terrorist iranian”.
07:09 SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake
Administrata e Donald Trump po shqyrton mundësinë e ndërhyrjes për të siguruar ose nxjerrë materialet bërthamore të Iranit, raporton CBS News.
Top Channel