Asambleja e Partisë Socialiste, ja ndryshimet e Ramës në qarqe/ Balluku drejtuese politike në Fier, Klosi në Durrës, Balla dhe Manastirliu në Tiranë
“Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë”, u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare në Durrës, që ka nisur prej orës 10:00 në Durrës.
Kreu i qeverisë theksoi se ai dhe qeveria e tij kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të drejtësisë dhe se kjo e fundit është pavarësuar, por shton se një drejtësi e pavarur nuk është mjaftueshëm për të garantuar drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës sepse duhet të jetë e paanshme dhe profesionale.
“Sot mund të thuhet gjithçka për çdo gjë, por askush s’mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë. Drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është fakt. Ka shumë për të bërë akoma, aq më tepër që drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndryrë. Në shtratin e përgjakur dhe të ndryrë të drejtësisë, që për 100 e kusur vite s’ka qenë kurrë e lirë dhe e pavarur. Kështu që shumëçka që nuk shkon, më vjen keq ta them për ata që e kërkojnë nga ne, nuk ka të bëjë fare me ne. Sepse ne kemi dorëzuar shpatën e pushtetit te pushteti gjyqësor“, shtoi Rama.
Top Channel