E plotë/ PS forcon Tiranën në prag të zgjedhjeve lokale, ndryshon drejtuesit politikë të qarqeve. Ikin Sako, Beci e Shalsi, vijnë Balla e ministrat e rinj

21/03/2026 14:00

Gati një vit nga zgjedhjet e ardhshme, kryetari i PS-së, Edi Rama ka vendosur të ndryshojë disa nga drejtuesit politikë në qarqe.

Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, është emëruar drejtues politik i Tiranës.

Kryeqytetin do ta drejtojë së bashku me Ogerta Manastirliun dhe Damian Gjiknurin.

Në Fier është konfirmuar Belinda Balluku, ndërsa në Durrës, Rama ka larguar Emirjana Sakon për ta zëvendësuar me  Blendi Klosin.

Në Shkodër është larguar Benet Beci dhe vendin e ka marrë Enea Karakaçi, ministri i ri i Energjetikës.

Rama ka vendosur t’i besojë qarkun e Lezhës Ermal Nufit, ministrit të sapoemëruar të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Ulsi Manja ka kaluar në qarkun e Dibrës.

Përditësimet:

13:53 Asambleja e Partisë Socialiste, ja ndryshimet e Ramës në qarqe/ Balluku drejtuese politike në Fier, Klosi në Durrës, Balla dhe Manastirliu në Tiranë

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen e kësaj të shtunë, solli edhe disa ndryshime në qarqe nga kryeministri Edi Rama. Ogerta Manastirliu, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri do të jenë drejtues në qarkun e Tiranës.

12:43 Asambleja e Partisë Socialiste, Rama: Referendum për numrin e deputetëve, i realizueshëm brenda këtij sesioni

Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ketë një referendum për numrin e deputetëve.

12:35 “Negociatat me BE do t’i mbyllim brenda mandatit”, Rama: Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndalë ne

Kryeministri Edi Ram deklaroi se negociata me Bashkimin Europian do të mbyllet brenda mandatit të katërt të Partisë Socialiste. “Nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin dhe Bruksel që na ndal në këtë proces”, theksoi ai, ndërsa shtoi se qindra njerëz punojnë çdo ditë për kapitujt me BE-në.

12:32 Rama bën ndryshime në qarqe, në Tiranë pritet të caktohet Spiropali dhe Gjiknuri. Shalsi ikën nga Kukësi

Asambleja e Partisë Socialiste, e cila u mbajt paraditen e kësaj të shtunë, pritet të sjellë edhe disa ndryshime në qarqe nga kryeministri Edi Rama.

12:26 “Gjyqësorit ia kemi dorëzuar shpatën e pushtetit”, Rama: Drejtësia u pavarësua në një shtrat të përgjakur dhe të ndryrë

“Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë”, u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare në Durrës, që ka nisur prej orës 10:00 në Durrës.

12:20 “Nuk e dimë sa do të zgjasë kjo situatë”/ Ndikimi ekonomik i rritjes së çmimit të naftës, Rama: Në vëmendje janë pensionistët, ata e ndjejnë më shumë

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e PS-së për ndikimin ekonomik si pasojë e rritjes së çmimit të naftës.

12:12 “Nafta parashikohet të rritet, rikthyem bordin”, Rama nga Asambleja e PS: Nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza e karburantit

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, Edi Rama tha se çmimi i naftës parashikohet të rritet. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë deklaroi se nëse çmimi kalon vlerën 220 lekë do të ketë ulje me 20% të akcizës së karburantit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB