39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, ka folur gjatë bashkëbisedimit me qytetarët për protestën e demokratëve që do të mbahet nesër përpara Kryeministrisë.
Ai u shpreh se PPE ka mbështetur opozitën për vendosmërinë e vijimit të protestave paqësore.
“PD, anëtare e asociuar e PPE, ishte e ftuar në të gjitha evenimentet ku u morën vendime shumë të mëdha, të rëndësishme së pari për vetë BE-në dhe për kompeticionin brenda këtij bashkimi ose kompeticionin e këtij bashkimi me rregulla të reja lehtësuese të mëdha për garën dhe biznesin.
Diskutime të mëdha dhe vendime për Ukrainën, mbështetjen e saj të plotë si dhe rrugët e përballimit të krizës energjetike të krijuar tashmë nga lufta në Lindjen e Mesme dhe dëmtimet e mëdha që Irani u ka shkaktuar instalimeve të naftës dhe gazit në rajonin më nevralgjik sa i përket energjisë në planet, rajonin e Gjirit Persik.
Mbështetja për opozitën dhe përpjekjet e saj është e plotë nga PPE, nga liderët e këtyre partive, nga partitë e mëdha, CDU, partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.
Diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin me këto parti si dhe i njoha me vendosmërinë tonë, rezistencën tonë, kryengritjen tonë paqësore për të përmbysur këtë regjim të paligjshëm, zhvillimet dramatike të javëve të fundit, në të cilat Edi Rama mori përsipër të gjithë fajësinë, siç e ka, duke bllokuar sistemin e drejtësisë në mënyrë përfundimtare, paketën ligjore që po përgatit si mburojë për vjedhjet e tij dhe të qeveritarëve”, tha ai.
Ndër të tjera, sa i përket protestës kombëtare përpara kryeministrisë që do të mbahet nesër, Berisha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në demonstratë.
“Shfrytëzoj rastin të bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të përmbushim detyrën tonë ndaj këtij regjimi, të ngrihemi fuqishëm kundër Edi Ramës dhe organizatës së tij kriminale, e cila më së fundmi mbylli edhe dyert e Evropës për Shqipërinë me mburojën që krijon për vjedhjet e tij dhe të organizatës së tij kriminale.
Sot është një detyrë e çdo qytetari shqiptar, pavarësisht nga bindjet e tij, se unë jam i bindur se shqiptarët votojnë për një Shqipëri në Evropë, një Shqipëri që integrohet në BE, votojnë për një Shqipëri që respekton shtetin ligjor, që lufton në mënyrë të vendosur dhe ligjore korrupsionin, të bashkohemi nesër në ora 6 në rrugët dhe sheshet e Tiranës për të treguar forcën tonë, shpirtin tonë të pamposhtur me kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana”, tha Berisha.
Top Channel