Pas sulmeve të natës së kaluar, Irani i përgjigjet Izraelit, autoritetet: Kemi aktivizuar sistemet e mbrojtjes ajrore
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku u vendos Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës dhe vijimin e detyrës si Drejtues Politik i PS për Diasporën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shkruan se Partia Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar.
Ndërsa si Drejtues Politik i Qarkut Tiranë, Balla deklaron se në zgjedhjet vendore 2027, synojnë t’i fitojnë të gjitha bashkitë e qarkut.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Dy fjalë për dy detyrat që mu besuan sot #AsamblejaKombëtare🤝 Edi Rama Partia Socialiste e Shqipërisë
🌹Vota për herë të parë e diasporës më 11 Maj ishte historike. Partia Socialiste mori dy ndër tre vota të shqiptarëve jashtë territorit, në çerek milioni të regjistruar. Objektivi për 2029 do jetë trefish më i lartë↗️
🌹Në Tiranë, në zgjedhjet vendore 2027, ne synojmë t’i fitojmë të gjitha bashkitë e qarkut, pa asnjë përjashtim.
Faleminderit🤗
Top Channel