Asambleja e Partisë Socialiste në Durrës/ Klosi: PS forcohet, PD dobësohet. Fitorja e partisë, e plotë dhe jo e rastësishme

21/03/2026 10:12

Ka nisur Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste në Durrës.

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Blendi Klosi theksoi se PS është një parti që ruan bërthamën elektorale. Ai tha se PS vijon të forcohet, ndërsa PD dobësohet, ndërsa theksoi se fitoja e socialistëve është e plotë dhe jo e rastësishme.

“Çdo anëtar i forumit, dhe socialist i thjeshtë, duhet të jetë krenar i fitores së mandatit të katërt qeverisës. Fitoja jonë nuk është e zakonshme, por mesazh i qartë që shumica e qytetarëve ka zgjedhur stabilitetin dhe drejtimin politik të vendit nga Edi Rama dhe PS. Kjo kërkon përgjegjësi; një parti që fiton katër herë radhazi, s’mund të sillet si një parti që fiton për herë të parë. Ky prezantim fillon me një të vërtetë të thjeshtë. PS ka marrë një fitore të plotë, as të ngushtë dhe as të përkohshme. Më shumë se 855 mijë vota për PS janë një kontratë e rinovuar me qytetarët shqiptarë. PS jo vetëm ruan bërthamën e saj elektorale, por e kthen në shumicë qeverisëse.

Diaspora i jep PS 61% të votave dhe e bën këtë fitore më të fortë politikisht; PS forcohet, PD dobësohet. Ne nuk kemi fituar se ata kanë rënë, por sepse kemi qëndruar të bashkuar. Kjo lidhet me punën e këtij forumi”, u shpreh Klosi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB