Asambleja e Partisë Socialiste, ja ndryshimet e Ramës në qarqe/ Balluku drejtuese politike në Fier, Klosi në Durrës, Balla dhe Manastirliu në Tiranë

21/03/2026 13:53

Nga kjo asamble Edi Rama i ka dhënë një puls të ri drejtimit politik në qarqe e posaçërisht në Bashkinë Tiranë, e cila do të bashkë drejtohet prej Taulant Ballës dhe Ogerta Manastiliut.

Kreu i grupit të PS do të ketë edhe detyrën e drejtuesit politik për diasporën.

Në mbështetje të tyre vjen në Tiranë në njësitë bashkiake 4 Damian Gjinkuri, Elisa Spiropali do të drejtojnë njësinë 13 dhe Eduard Shalsi që largohet nga Kukësi.

Punët e PS në qarkun Kukës i besohen deputetit të ri Erion Malaj.

Ulsi Manja rikthehet në Dibër ndërsa në Lezhë shkon ministri i ri mbrojtjes Ermal Nufi. Ndalon drejtimi PS në Shkodër nga Benet Beci dhe shkon Enea Karakaçi një tjetër ministër i ri në qeverinë Rama 4.

Blendi Klosi merr stafetën e drejtimit të PS Durrës prej Emiriana Sakos. Rikonfirmohet në Fier drejtuese Politike Belinda Balluku, Arbër Mazniku- Elbasan, Ervin Demo Berat, në Vlorë- Bledi Çuçi.

Ogerta Manastirliu-drejtuese e qarkut të Tiranës.

Taulant Balla– drejtues politik i qarkut të Tiranës.

Damian Gjiknuri– drejtues politik i qarkut të Tiranës.

Belinda Balluku-drejtuese politike e qarkut të Fierit.

Blendi Klosi-drejtues politik i qarkut të Durrësit.

Ervin Demo-drejtues politik i qarkut të Beratit.

Arbjan Mazniku– drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Enea Karakaçi-drejtues politik i qarkut të Shkodrës.

Bledi Çuçi-drejtues politik i qarkut të Vlorës.

Niko Peleshi– drejtues politik i qarkut të Korçë.

Ulsi Manja-drejtues politik i qarkut të Dibrës.

Ermal Nufi-drejtues politik i qarkut të Lezhës.

Mirela Kumbaro-drejtuese politike e qarkut të Gjirokastrës.

Erjon Malaj-drejtues politik i qarkut të Kukësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB