“8000 objektiva ushtarake janë goditur”/ Komanda Qendrore e SHBA-së: Aftësia e Iranit për të kërcënuar Ngushticën e Hormuzit ka degraduar

21/03/2026 15:26

Ushtria amerikane ka deklaruar se aftësia e Iran për të kërcënuar lundrimin në Ngushticën e Hosrmuzit është dobësuar ndjeshëm pas bombardimeve të fundit të kryera nga SHBA.

Sipas Komandës Qendrore të SHBA-s (Centcom), sulmet kanë shkatërruar një strukturë nëntokësore ku ruheshin raketa lundrimi dhe armë të tjera, si dhe infrastrukturë mbështetëse për inteligjencën dhe sistemet e radarëve.

Komandanti i Centcom, Brad Cooper, tha se përveç objektit kryesor janë goditur edhe stacione radarësh dhe qendra monitorimi që përdoreshin për të ndjekur lëvizjet e anijeve në rajon. Ai theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë të synojnë objektiva të ngjashëm.

Në të njëjtën deklaratë, Cooper bëri të ditur se mbi 8,000 objektiva ushtarake iraniane janë goditur deri më tani, përfshirë rreth 130 anije.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës, dhe çdo përshkallëzim i tensioneve në këtë zonë ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë dhe ekonominë globale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB