I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, pranga 29-vjecari në Fier
Pasi u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme në polici, drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është liruar ditën e sotme.
Mësohet se ai do të ndiqet në gjendje të lirë.
4 mijë rrënjë kanabis sativa janë gjetur ditën e djeshme në një banesë në një fshat të Peqinit, e cila është në pronësi të drejtorit të burgut të Rrogozhinës.
Një aksion i befasishëm i kryer në bashkëpunim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan bëri të mundur identifikimin e një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike në banesën e tij në Peqin.
Pas vetëdorëzimit mbrëmjen e djeshme Bilal Hasa Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e paligjshme të zbuluar në godinë. Mësohet se ai ka pohuar se prej disa muajsh nuk ka shkuar në atë objekt dhe se nuk ka pasur dijeni për atë që mund të ishte ushtruar aty.
Top Channel