“Mbështesim SPAK, protestat e dhunshme s’kanë vend në demokracitë funksionale”, zbardhen 305 amendamente të PE për Shqipërinë: Zgjedhjet e 2025 të pabarabarta
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Romë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të fortë që shkaktoi shembjen e një ndërtese të vjetër.
Viktimat, një burrë dhe një grua, u gjetën brenda godinës së braktisur në momentin e shpërthimit. Sipas dyshimeve të para, ata po përpiqeshin të ndërtonin një mjet shpërthyes, i cili shpërtheu aksidentalisht.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së Parco degli Acquedotti, në një ndërtesë të vjetër të njohur si “Casale del Sellaretto”.
Ngjarja u zbulua nga një person që po vraponte në zonë. Ndërkohë, banorët e zonës kishin dëgjuar një shpërthim të fortë një natë më parë.
Në vendngjarje shkuan policia, zjarrfikësit dhe ekspertët, të cilët po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.
Top Channel