Rriten tensionet, SHBA do të përdorë bazat britanike për të shkatërruar vendet e raketave iraniane
Presidenti i Donald Trump deklaroi se nuk e kishte parashikuar përdorimin kaq të gjerë të ushtrisë amerikane, teksa komentoi zhvillimet e fundit të konfliktit me Iran.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë gjatë një ceremonie, Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ecin “jashtëzakonisht mirë” në luftë, duke pretenduar se janë “rrëzuar 58 anije brenda dy ditësh”.
Ai pranoi se marina iraniane kishte mjete të avancuara, por shtoi se “ndryshimi ishte se ata nuk dinin si t’i përdornin”.
Presidenti amerikan iu referua gjithashtu operacioneve të mëparshme ushtarake, përfshirë ato në Venezuelë në muajin janar, duke theksuar: “Nuk mendoja se do ta përdorja kaq shumë ushtrinë, por jam i lumtur që e rindërtova”.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimi të operacioneve ushtarake në rajon.
Top Channel