I shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, pranga 29-vjecari në Fier

20/03/2026 11:54
Foto Ilustruese

Është vënë në pranga 29-vjecar Fogert Çuko banues në Fier, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje e mbetur në tentativë.

29-vjecari, pas konflikteve për motive të dobëta ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe.

Njoftimi:

Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB