Bashkëpunimi me SHBA, Venezuela zëvendëson komandantët e lartë ushtarakë
Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sao Paulo në Brazil, ku një burrë u arrestua për vjedhjen e një makine, ku brenda ishte një foshnje vetëm dy muajsh.
Sipas policisë, nëna e foshnjës kishte lënë për pak kohë djalin e saj në makinë, e parkuar para një qendre për aktivitete pas shkollore për fëmijë, ndërsa shkonte të merrte vajzën e saj shtatëvjeçare të enjten.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë nënën duke dalë nga makina dhe duke qëndruar përpara saj ndërsa vajza del nga dera e qendrës. Disa sekonda më vonë, një burrë hyn në krahun e drejtuesit dhe largohet me shpejtësi, duke marrë foshnjën me vete.
Foshnja u gjet nga policia rreth 2.7 km larg qendrës, ndërsa autori u arrestua.
Policia tha se, pas telefonatës së nënës, aktivizoi të gjitha patrullat pranë vendit dhe më pas gjeti makinën në një rrugë të frekuentuar. Sapo dyshuesi kuptoi se po ndiqej nga policia, ai u përpoq të largohej me makinë, por nuk mundi për shkak të trafikut.
Ai doli nga makina duke lënë foshnjën brenda dhe përpiqej të ikte me këmbë, por rrëshqiti dhe ra nga lagështia e rrugës. Megjithatë, ai u ndalua nga disa qytetarë që e mbajtën derisa policia ta arrestonte.
Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan disa qytetarë duke vrapuar pas makinës, përfshirë nënën dhe vajzën e saj, sekonda pas vjedhjes.
Top Channel