“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump për zhvillimet në Lindjen e Mesme: Duam bisedime, por s’ka më palë

20/03/2026 16:22

Presidenti i Donald Trump deklaroi se Irani nuk ka më një strukturë të qartë drejtuese, duke theksuar se kjo e bën të pamundur zhvillimin e bisedimeve.

Gjatë një deklarate, Trump renditi goditjet ndaj marinës, forcave ajrore, sistemeve kundërajrore dhe radarëve iranianë, duke shtuar se edhe udhëheqësit “janë zhdukur”.

Tani askush nuk dëshiron të jetë më udhëheqës atje. Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë të flasim”, u shpreh ai, duke shtuar: “Na pëlqen kështu”.

Presidenti amerikan akuzoi më tej Iranin se synonte të pushtonte Lindjen e Mesme dhe paralajmëroi se nëse do të kishte armë bërthamore, do ta kishte përdorur.

Sipas tij, ndërhyrja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte e domosdoshme dhe duhej të ishte ndërmarrë shumë më herët.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB